Vendosni fjalën kyçe....

Partizani mund Dinamon në derbi, Tirana ‘rrëzohet’ në Laç


Partizani ka mundur Dinamon në derbin e kryeqytetit me rezultatin 3-1.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Mehmeti ka mundur rivalët edhe pse ka luajtur gjatë pjesës së dytë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Massanga.

Golat për ‘të kuqtë’ u shënuan nga Junior e Cara me dy gola ndërsa për Dinamon goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ibraimi me 11-metërsh.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Laçi mundi Tiranën në shtëpi me rezultatin 1-0. Pas rezultateve të sotme, Partizani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të renditjes ndërsa Dinamo mbetet në vendin e parafundit.

Ndërkohë Laçi ka forcuar pozitat në vendin e dytë duke vendosur një largësi të madhe nga ndjekësit kurse bardheblutë kryesojnë të qetë pavarësisht humbjes në Laç.

Mbrëmjen e sotme Teuta e Kukësi ndeshen në Durrës në një sfidë të rëndësishme për të dyja formacionet.