Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa për marrëveshjen për Parkun e Butrintit: Po jepet me qëllim që të pasurohet një grup njerëzish


Deputetja e PD-së Zhupa ka thënë mbrëmjen e sotme se marrëveshja për Parkun e Butrintit ka qenë sekrete dhe se parku po konsiderohet mall tregtar për të përfituar fondacioni.

Sipas deputetes demokrate, çdo koncesion i qeverisë Rama ka qenë në dëm të interesit të publikut e ai në fjalë nuk bën përjashtim.

“Po i jepet një privati me koncesion pa pyetur për pasurinë kombëtare. Një qëllim, të pasurohet një grup i caktuar njerëzish. Isha e bindur që para se të kisha marrëveshjet. Çdo koncesion i qeverisë nuk mund të ishte ndryshe dhe me Butrintin, ndryshe do e mbante shteti.” – tha Zhupa në një intervistë për Syri Tv.

Zhupa theksoi se bëhet fjalë për 5 milionë euro të ardhura në vit që do përfitohen nga fondacioni që ka marrë koncesionin e Parkut të Butrintit.

“Pa llogaritur që do vendosin bileta të reja për ndërtimet në Butrint. Të gjithë arkeologët shqiptarë, ata që kam kontaktuar deri tani, nuk është një çështje konflikti PD-PS, nuk e kam thjesht se jam në opozitë, një çështje që ndan ata njerëz që duan trashëgiminë kulturore përkundrejt atyre që duan ta vjedhin dhe të pasurohen me të. Ka filluar që në 2018 ndryshimi i ligjin për trashëgiminë kulturore, me planin e menaxhimit të integruar të Butrintit po nga ADF, ku ministrja e Kulturës ka vendosur veten e saj në bordin e drejtorëve. Katër persona privatë që kanë interesa ekonomike. Në janar janë hequr 800 hektarë zonë e mbrojtur në Butrint. U krijua mundësia që këto zona të betonizohen, të krijohen hotele rreth Butrintit, pra të shfrytëzohet për aktivitet tregtar.” – shtoi Zhupa.