Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon: Ku përfundojnë prodhimet e fermerëve të Lushnjës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një videoje, situatën e fermerëve në Lushnjë të cilëve u shkon prodhimi dëm pasi nuk mundin ta shesin dot.

“Ja ku perfundojne prodhimet e fermereve ne Hysgjokaj! Fermeri dixhital denoncon narkoqeverine, e cila me kontrabanden e saj dhe vjedhjen e granteve po shkaterron prodhimin e vendit!”, komenton Berisha.

Në video tregohen mijëra domate të hedhura në humnerë. Qytetari që i ka dërguar videon Berishës, thotë se kjo ka ndodhur në Hysgjokaj të Lushnjës ndërsa nuk ngurron të kritikojë qeverinë, e në veçanti ministrinë e Bujqësisë.

“Prsh Z. Berisha shikojeni pak sesi perfundon djersa dhe mundi i fernereve te njesis administrative Hysgjokaj, ku produkte e tyre hidhe ne humner sepse nga kontrabanda e qeveritarve prodhimet mbyten nga importet dhe nuk treg, grande nga ministria e buqesi ska sepse ato grande qe u dhan nga evropa ato i kan vjedhur vet”, shkruan qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *