Vendosni fjalën kyçe....

Tempulli Satanik padit shkollën në SHBA pasi e ndaloi të hapte një klub pranë saj


Tempulli Satanik ka paditur një shkollë fillore në Pensilvani pasi bordi i shkollës votoi kundër prezantimit të një Klubi Satani në një takim pas mësimit javën e kaluar.

Tempulli Satanik ngriti një padi mbi baza kushtetuese kundër Shkollës Fillore Veriore në York, Pensilvani, sipas gazetës lokale ABC KTUL.

Matheë Kezhaya, këshilltari i përgjithshëm për Tempullin Satanik, tha se padia synon të vërtetojë se Bordi i Shkollës së Kontesë Veriore të York-ut e ka diskriminuar organizatën duke mos i lejuar ata të fillojnë një klub pas shkollës ku organizatat e tjera lejohen.

“Amendamenti i Parë ndalon një qeveri të marrë në konsideratë popullaritetin e aktivitetit komunikues kur vendos nëse do ta lehtësojë atë aktivitet komunikues në kushte të barabarta me grupet e tjera, me vendndodhje të ngjashme.” – tha ai.

Kezhaya tha se çdo pjesë e padisë mund të marrë kohë, duke marrë nga 18 muaj deri në dy vjet për t’u përfunduar.

Lucien Greaves, zëdhënësi i Tempullit Satanik, i tha më parë Fox Neës për klubet: “Unë shpresoj që me praninë tonë, njerëzit mund të shohin se njerëzit e mirë mund të kenë këndvështrime të ndryshme, ndonjëherë në të njëjtën mitologji, por nuk nënkuptojnë ndonjë dëm.”

Përpjekja e Tempullit Satanik për të vendosur një klub pas shkollës në një shkollë fillore u prit me zemërim nga disa prindër vendas, si banorja e kontesë Perry Jennifer McAllister, e cila tha për Fox 43: “Ata tashmë e morën Zotin nga shkollat ​​tani ata do lejojnë që Satani të hyjë, është thjesht një çmenduri.”