Vendosni fjalën kyçe....

Nishani kritika Bashës: Komisionit i Verifikimit mund të mos kishte asnjë vlerë por lideri nuk takon të skualifikuarit dhe i thotë se kontratën në PD e kanë me të


Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar nuk ka lënë pas komentuar as Komisionin e Verifikimit të kandidatëve të ngritur në PD para zgjedhjeve duke hedhur kritika për Bashën se nuk e vlerësoi.

Nishani tha se u bë pjesë e komisionit sepse besonte në parime dhe jo për të mbrojtur liderin. Sipas tij Basha e anashkaloi Komisionin pasi takoi të skualifikuari dhe iu tha se vendimet e tij nuk kishin asnjë vlerë pasi kontratën në PD e kishim me Bashën.

Kjo sipas ish-presidentit ka ndikuar te qytetarët të cilët kanë parë se nëse nuk respektohet kushtetuta e partisë nuk besojnë se do respektohet kushtetuta e shtetit.

Pranova të isha pjesë e komisionit të verifikimit të kandidatëve për deputetë sepse besoja në parime dhe vlera dhe jo për të mbrojtur liderin.

Ai komision mund të mos kishte asnjë vlerë por një lider partie nuk takon të skualifikuarit e komisionit dhe tju thotë se vendimet e komisionit nuk kanë vlerë dhe kontratën në PD e kanë me të. Kur shqiptarët shohin se ti nuk respekton kushtetutën e partisë, nuk besojnë se do respektosh kushtetutën e shtetit dhe nuk të votojnë Shtabet tona elektorale u lanë pa asnjë financim në bazë. Kundështari qarkullonte me miliona. PD sot flet për masakër elektorale por kjo është e paplotë”-tha Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *