
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të 22-të në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime për fushën e shëndetësisë dhe zhvillimit teknologjik.
Sipas njoftimit për media, Qeveria ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Me këtë ekzekutivi ka miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 400 mijë eurove për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në këtë bashkëpunim, shkruan RTK.
Po ashtu qeveria ka mbështet sektorin e inovacionit dhe teknologjisë me 153 mijë euro.
“Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech”, iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë”, thuhet në vendimin e ekzekutivit.