Vendosni fjalën kyçe....

Klubi i Tiranës shkarkon trajnerin Erbim Fagun dhe zv.trajnerin Endri Vrapin


Klubi i futbollit Tirana ka shkarkuar trajnerin Erbim Fagu vetëm pak muaj pasi mori drejtimin.

Vet klubi sportiv e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ku bashkë me Fagun, ka mbyllur bashkëpunimin edhe me ndihmës trajnerin Endri Vrapi.

Ndërkohë tek Tirana pritet të emërohet shpejt trajneri i ri pasi klubi do luaje ne kupat e Evropës, por me Fagun dështoi të kualifikohej në ‘Final four’ dhe të luftonte për titull kampion në Superlige.

 

Postimi i plotë i Tiranës

FALEMINDERIT ERBIM FAGU

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.

Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

 

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.