Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet mbi zonën e banuar avioni në Turqi, raportohet për dy viktima, shkatërrohen banesat (PAMJET)


Një avioni është rrëzuar këtë të hënë në një zonë banimi në Bursa, një provincë veriperëndimore turke.

Siç raporton “Daily Sabah”, avioni i vogël po fluturonte pranë aeroportit Yunuseli, një qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit, por pas rrëzimit rrënojat e avionit kanë shpërthyer në flakë.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant u vranë në këtë përplasje, ndërsa nuk ka raportime për të tjerë të lënduar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan njerëzit që nxitonin të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Guvernatori tha se avioni stërvitor civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin. Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.