Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në pritje të negociatave, Komisioneri Oliver Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill


Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vijë në Shqipëri më 28 prill në kuadër të një turi takimesh në rajon.

Përveç vendit tonë, ai do të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Tiranë, Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për mediat. 

Vizita e tij në Tiranë vjen para se shtetet e Bashkimit Europian të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do priten negociatat në Qershor.  Ai shtoi se nëse Bullgaria do të bllokojë përsëri procesin, atëhere Shqipëria do të vendosë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut lidhur me këtë proces.