Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Kushi shpall thirrjen për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Arsimit Parauniversitar


Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi, ku ka shpallur thirrjen për vendin vakant të Drejtorit të Përgjithshëm të Sistemit Parauniversitar pas dorëheqjes së Selman Hodajt.

“Kemi nevojë dhe për një frymë të re në drejtimin e institucioneve tona arsimore, duke nisur nga ministria, më pas në drejtorinë e përgjithshme të arsimit para universitar e më pas në cdo nivel të hierarkisë.

Kemi nevojë për frymë energji të reja, për kontribute të reja. Drejtoria e përgjithshme e arsimit parauniversitar ka bërë punë kolosale, institucion i ri, ishte sfidë, ka përballuar me sukses tërmetin, pandeminë, e vështirësi të tjera.

Në vijim të punës që është bërë për shkak të nevojës për energji të reja e ritme të reja sot kemi shpallur thirrjen për drejtues të drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.”- deklaroi ministrja Kushi.

Ajo theksoi se arsimi ka nevojë për një frymë të re duke filluar që nga institucionet më të larta e në çdo nivel të hiearkisë së drejtimit të institucioneve arsimore.

Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua mbi maturën shtetërore, sfidat dhe arritjet në drejtimin e Institucioneve Arsimore në vend, roli i prindërve dhe komunitetit në mbështetje të strukturave të shkollës.