Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku s’e ka në plan të shkojë në Ukrainë: Çfarë dobie do të kishte


Papa Françesku ka thënë se nuk do të vizitojë Ukrainën, ndryshe nga sa flitej në fillim të muajit.

“Çfarë dobie do t’i bënte Papës të shkonte në Kiev nëse lufta do të vazhdonte të nesërmen?”- tha ai për të përditshmen argjentinase “La Nacion”.

Papa theksoi se ai ishte “i gatshëm të bënte gjithçka për të ndalur luftën”, por një vizitë papale mund të ndërhyjë në “objektiva më të larta”, siç janë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Ai shtoi: “E gjithë lufta është anakronike në këtë botë dhe në këtë nivel qytetërimi”.

Në intervistën e publikuar të premten, Ati i Shenjtë e përshkroi gjithashtu vizitën e tij të papritur në ambasadën ruse në Vatikan në fund të shkurtit si “një vendim që e mora në një natë që isha zgjuar duke menduar për Ukrainën”.

“Unë shkova vetëm. Nuk doja që askush të më shoqëronte. Ishte një përgjegjësi e imja personale.”- theksoi ai.

I pyetur se pse nuk e përmend kurrë Rusinë apo presidentin e saj në deklaratat e tij kundër luftës, ai u përgjigj: “Një Papë nuk përmend kurrë një kryetar shteti, aq më pak një vend që është superior ndaj kreut të shtetit”.