Vendosni fjalën kyçe....

Audiopërgjimi i shefit të Astra Zeneca nxjerr zbuluar OBSH-në: Personat me imunutet të kompromentuar s’duhet ta bëjnë vaksinën


Project Veritas ka marrë një regjistrim të një bisede të zgjeruar në Zoom në të gjithë kompaninë AstraZeneca të mbajtur më 3 dhjetor 2020.

Në regjistrim, shefi i kompanisë, Pascal Soriot tha se njerëzit me mangësi imune nuk duhet ta bëjnë ‘vaksinën’. Kjo bie ndesh me udhëzimet e zyrtarëve shëndetësorë si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Soriot sugjeroi gjithashtu se trajtimi me antitrupa ishte shpesh një alternativë më e mirë. Megjithatë, qeveria amerikane dhe të tjerët kanë bllokuar trajtimet e antitrupave monoklonale. Herë pas here, qeveritë dhe kompanitë e mëdha farmaceutike kanë predikuar vaksinimet universale si e vetmja mënyrë efektive për të luftuar Covid-in.

“Sikurse nëse keni një sëmundje imune, lupus ose ndonjë gjendje tjetër imune, ose sklerozë të shumëfishtë, nuk mund të vaksinoheni. Pra, ka miliona njerëz në botë që do të kenë nevojë për një mbrojtje që nuk mund të vijë nga një vaksinë. Pra, trajtimi me antitrupa ka potencial të madh.” – tha Soriot.

Duke shtuar, ‘antitrupi me veprim të gjatë është mjaft unik sepse ky është i vetmi kombinim që potencialisht do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, deri në 12 muaj dhe do t’i mbrojë njerëzit për një periudhë të gjatë kohore’.

Në udhëzimin e publikuar më 16 mars 2022, OBSH ripohoi qëndrimin e saj se vaksina AstraZeneca është e sigurt për njerëzit me imunitet të kompromentuar.

“Duhet të theksohet se regjimi i plotë me dy doza të kësaj vaksine besohet të jetë më mbrojtës ndaj varianteve shqetësuese sesa vetëm një dozë e vetme.” – thuhet në udhëzimin e OBSH-së.

“Për më tepër, SAGE [Grupi Këshillimor Strategjik i Ekspertëve] rekomandon që personave me imunitet të kompromentuar rëndë ose me imunitet mesatarisht të komprometuar duhet t’u ofrohet një dozë shtesë vaksine.”

James O’Keefe i Project Veritas pyet: “Nëse CEO i një prej kompanive farmaceutike më të mëdha në botë e kuptoi që në vitin 2020 se trajtimet me antitrupa janë të nevojshme për personat me imunitet të dobësuar, pse qeveritë në mbarë botën i kanë bërë të detyrueshme vaksinat kur miliona njerëz janë në rrezik nëse i bëjnë?

*Nëse videoja hiqet nga YouTube, mund ta shikoni KËTU.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Expose