Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas policin në Tiranë, largohet nga vendi i ngjarjes


Një efektiv policie është përlasur nga një makinë në Tiranë.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Thoma Koxhaj’, ku një mjet tip ‘Ford’ në pronësi të shtetases D.M. po me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur efektivin Z.M. e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi

“Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar. Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”