Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj flet nga vendi: S’po dal aty se rrezikoj, zarfat çojini ku e kanë vendin, Rama po bën diversion


Enkelejd Alibeaj e nisi fjalën e tij nga vendi e jo në foltore me një autoironi pas incidentit me ish-kryeministrin Sali Berisha ndërsa më pas pëmendi procesin e konsultimit për Presidentin e ri duke thënë se maxhoranca duhet t’i marrë zarfat dhe t’i çojë ku e kanë vendin.

Kjo sepse sipas tij, Rama e krijoi idenë e konsultimit për të krijuar diversion ndaj opozitës.

Më pas iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të flasë për raportin e DASH dhe të Departamentit të Thesarit.

 “Nuk po dal aty se rrezikon një nga historitë që vjen dikush e zë foltoren, nuk dua t’ia jap kënaqësinë atij që iku. Të paktën zarfat merrini çojini atje ku e kanë vendin.

Ai trim i madh duhet të flasë për diçka që prek shqiptarët, raporti i DASH, dizenjimi non grata i personazheve politike. Këtu kërkohet forcë, eposi i Kreshnikëve, ku janë, as gjysmë fjale. U bë jeshil, iku, kjo është pyetja që në çdo seancë do ta ketë, deri sa të dalë cullak. Di më shumë gjëra, dhe më tepër se sa aq. Ndaj dhe humbi qetësinë. Erdhi me idenë për të krijuar diversion ndaj opozitës. Nuk parashikoi ata shpirtrat e lirë, që ai kurrë nuk i ka. Sepse o e ka kapur një kriminel, o një oligark.
Ka folur ky në emër të amerikanëve, ka dhënë ky sentenca, fol tani, ta kanë shkruar e zeza në të bardhë. Emrat sigurisht është çështje që mund t’i diskutosh ti, po flasim për fenomenin, je duke shijuar vota të krimit të organizuar. Vjen këtu si gjeli majë të plehut, po doni hajdeni. Kjo është ajo që duhet t’i japë zgjidhje, artisti i madh. Nuk i shpëton dot. po nuk bërë këtë gjë, çfarëdo lloj veprimi tjetër do jetë i rrethuar si non grata, edhe zgjedhja e Presidentit, ndaj mundohet ta mbulojë me gjasme procese.

Çfarë përgjigjesh do japësh ti për atë që departamenti i shtetit dhe i thesarit kanë thënë, kaq e thjeshtë, pyetjen do ta kesh çdo seancë.”- tha Alibeaj.