Vendosni fjalën kyçe....

Rama për konsultimet me opozitën: Po të kishim një kandidat që do na bindte plotësisht, as do ju kishim pyetur fare


Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal në konsultimet me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai u shpreh se nëse maxhoranca do kishte bindjen për një emër nuk do e kishin pyetur fare opozitën, mirëpo nuk kanë. Prandaj tha se nëse opozita do ketë një kandidaturë bindëse do e votojnë pa asnjë problem, në të kundërt do e zgjedhin vetë.

“Ne jemi këtu, jemi gati por kurrën e kurrës nuk na mbani dot në vend ne, jo të ndjekim ju largqoftë as të presim. Doni të kontribuoni për presidentin? Bujrum, s’kemi arsye fare ta bëjmë këtë që të dukemi ndryshe, ne duam të dukemi ashtu si jemi.

Nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi kjo është e vërteta, nuk e kemi.

Doni të jepni ju kontribut? Bujrum. Çfarë do zgjidhim ne me ju?

Ju keni arritur në pikën që vini këtu merreni me zarfet e një procesi konfidencial, si në proces votimit që me zarf bëhet. Na tregoni ju hipokrizinë ne kur nxorrët 5 mijë veta në 2 mijë karrige. Ja urdhëro peng, unë jam peng? Ju jeni shpirtra të lirë? S’ka gjë më të rëndë se të jesh peng i gënjeshtrës tënde.

Për presidentin bujrum, do bëni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse ne do e votojmë pa asnjë problem, nëse s’do jepni ne do bëjmë tonën e në fund partia do zgjedhë një president. Ne s’do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS.”- u shpreh Rama.