Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët makina në ecje e sipër në Llogara


Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Llogara. Sipas uniformave blu, automjeti tip “Ford” ka qenë në lëvizje në momentin kur ka shpërthyer në flakë. Për fat të mirë, shoferi ka mundur të dalë në kohë nga makina.

Paraprakisht besohet se incidenti ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.

“Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.