Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nuk kandidoj më për kreun e LSI-së, partia e pret me padurim Ilir Metën


Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka pohuar mbrëmjen e sotme se nuk do kandidojë më për kreun e partisë pasi i ka plotësuar dy mandate.

Ajo tha se vendit i duhet një opozitë e bashkuar dhe e fortë duke qenë se brenda një viti vendi do zhvillojë zgjedhjet lokale.

Po kështu Kryemadhi theksoi se LSI e pret më padurim Ilir Metën.

“Nuk do kandidoj më sepse i kam bërë dy mandate. Konventa do zgjedhë organet drejtuese, ndryshimet në statut. Në më pak se një vit kemi zgjedhjet lokale dhe na duhet të kemi një opozitë të unifikuar. LSI e pret më dashuri të madhe Ilir Metën dhe me padurim. Por nuk e di nëse i bën kostumi i LSI-së, Ilir Metës.” – tha Kryemadhi në emisionin ‘Opinion’.