Vendosni fjalën kyçe....

Rama takohet me kryetaren e bashkisë së Berlinit, shkëmbim dhuratash dhe një autograf për qytetarin gjerman


Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani.

Sikurse tregohet në një video të publikuar nga Rama, kryebashkiakja Giffey i ka treguar atij godinën e bashkisë, duke i bërë një guidë. Më pas ata kanë shkëmbyer dhe dhurata me njëri-tjetrin.

Rama i ka dhuruar kryebashkiakes Giffey një palë këpucë tradicionale shqiptare në miniaturë të punuara tërësisht me dorë. 

Në videon e publikuar tregohet edhe një moment kur Rama ndalohet nga një qytetar, i cili i kërkon atij një autograf në tre broshura të librit të tij. E duket se ka qenë pikërisht ky momenti që Rama e ndan nga vizita e tij në Gjermani, pasi ka publikuar në Facebook disa foto nga ky moment.

“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde.”– shkruan Rama në postimin e tij.