Vendosni fjalën kyçe....

“Amazonas and Titans”- Aktiviteti që mblodhi artistët në Izmir, Shqipëria u prezantua me kompozimin “Woman Can”


“Amazonas and Titans” ishte aktiviteti ndërkombëtar i cili mblodhi bashkë artistë, krijues profesionistë të fushave të ndryshme të artit si pikturë, skulpturë, fotografi artistike, muzikë, teatër, kinema, etj.

Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Izmirit në bashkëpunim me “Organizatën e artistëve profesioniste, dhe aktivistë” në Izmir, Turqi.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Ditës Botërore të Artit” duke i dhënë vëmendje  artistëve, krijimeve artistike dhe ditës ndërkombëtare që i përfaqëson!

Shqipëria u prezantua në këtë aktivitet nga Jona Dividi me një kompozim të realizuar në teknikën e vajit, me titull: “Women can”!

Dividi u vlerësua në akvitetin aktivitetin “Amazonas and Titans” me certifikatë e vlerësimit dhe “Pllakatën si Guest of Honor” .