Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet kamioni në pikën e inerteve, ndërron jetë 59-vjeçari në Mallakastër


Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme në Mallakastër pas një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj, ku pas rrëzimit të një kamioni në një pikë materalesh inerte ka ndërruar jetë drejtuesi me iniciale F.M.

Njoftimi

Mallakastër

“Gjatë natës, në fshatin Mollaj, Ballsh, në një pikë të grumbullimit të inerteve, është rrëzuar mjeti tip “Man” me drejtues shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Boçovë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.”