Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria i çon KQZ-së verifikimet e kryera për Tom Doshin


Prokuroria ka çuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve verifikimet e kryera ndaj Tom Doshit. Do jetë KQZ-ja që do shqyrtojë nëse janë gjetur të dhëna që preken nga kufizimet e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Tom Doshi ishte në listën e 28 kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, emrat e të cilëve KQZ-ja i nisi në prokurori për verifikim.

Doshi ka hequr dorë nga mandati i deputetit pak orë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit si dhe nga kreu i Partisë Social Demokrate.