Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet si kreu i OSBE-së: Armenia dhe Azerbajxhani të kthehen menjëherë në armëpushim


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rolin e kryetarit të radhës së OSBE-së, lidhur me përshkallëzimin e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit (lexo këtu).

Në një njoftim në faqen zyrtare të OSBE-së, thuhet se Rama ka bërë thirrje për de-përshkallëzim urgjent të situatës.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i viktimave të këtij konflikti të rritet më tej”- tha Rama.

Rama vuri në dukje se bashkëkryetarët e grupit në Minsk të OSBE-së dhe ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit.

Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri shqiptar shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të dhunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *