Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie në liqenin e Kukësit, ndërron jetë pasagjeri


Një aksident në Kukës i ka marrë jetën një 60-vjeçari.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të urës së Drinit të Zi, kur makina e drejtuar nga shtetasi A.D humbi kontrollin dhe ra në liqen.

Për pasojë humbi jetën pasagjeri, shtetasi S.D i cili ishte i ati i drejtuesit të mjetit.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.