Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Këshilli Kombëtar foli qartë, Kuvendi i 18 dhjetorit do flasë edhe më qartë, do e shndërrojmë PD-në në forcë qeverisëse


Kreu i PD-së ka publikuar në Facebook, rezolutën e miratuar nga Këshillit Kombëtar ditën e sotme.

Ai shkruan se këshilli ka folur qartë duke shtuar se edhe me qartë do flasë Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor.

Basha e mbyll postimin duke theksuar se PD-ja do zgjedhë të ardhmen për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë!” – shkruan Basha.