Vendosni fjalën kyçe....

Foto me Veliajn e Ballën, zgjidhet kryetari i ri i grupseksionit 13 të PD në Tiranë


Në zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit në degët e PD-së, në grupseksionin 13, në Tiranë, ka dalë fitues Gentjan Kasalla.

Kasalla, në rrjet ka disa foto të shpërndara, shihet teksa pozon me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, socialistin, Erion Veliajn.

Fotot me socialistët në pozita të larta nuk mungojnë për Kasallën. Rezulton që në rrjet të ketë foto edhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në rrjet duket se Kasalla, veprimtari publike ka aktivizimin në një organizatë jo qeveritare të quajtur Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP).

Tashmë Kasalla do drejtojë grupseksionin 13, në lagjen “5 maji” në kryeqytet në zgjedhjet që Komisioni i Rithemelimit që mbështet Sali Berishën po zhvillon kudo në vend.

Këto zgjedhje janë kundërshtuar nga mbështetësit e Lulzim Bashës të cilat i konsiderojnë të njëanshme.