Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina ruse “Sputnik V” më në fund pranë miratimit nga OBSH


Vaksina ruse Sputnik V kundër Covid-19 më në fund do të miratohet nga OBSH. Lajmi u dha nga ministri i shëndetësisë i Rusisë, i cili tha se vetëm ‘procedurat e vogla administrative’ mbeten për t’u finalizuar pas një takimi me shefin e agjencisë së OKB-së.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se të gjitha çështjet e pazgjidhura që kishin përfshirë procesin e miratimit të kësaj vaksinë, janë zgjidhur midis Moskës dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

“Qëndrimi i Rusisë në promovimin dhe regjistrimin e vaksinës ruse Sputnik V është dëgjuar. Ne i kemi zgjidhur plotësisht të gjitha çështjet deri më sot.”-tha Murashko, citon RT.

Deri më sot, të gjitha barrierat janë hequr. Prandaj, ne nuk shohim ndonjë pengesë për punën e mëtejshme sot. Dhe kjo na u konfirmua nga drejtori i përgjithshëm i OBSH -së.

Mbeten vetëm procedura të vogla administrative para se të përfundohet procesi i miratimit, shtoi Murashko, duke vënë në dukje se kompania që dorëzon aplikimin është gati të “nënshkruajë një mori dokumentesh dhe të prodhojë një numër dokumentesh shtesë”.

Ministri rus i shëndetësisë u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH -së Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë të Premten për të diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me shëndetin global. Shefi i OBSH-së tha se takimi ishte “konstruktiv“, duke falënderuar Rusinë për “udhëheqjen e fortë” në luftën kundër tuberkulozit dhe sëmundjeve jo ngjitëse (NCD).

Vaksina e parë e regjistruar në botë kundër Covid-19, Sputnik V hasi në vështirësi për të marrë një dritë jeshile nga OBSH. Procesi i miratimit të saj është zvarritur për muaj tashmë.