Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Po të flisja për Aqif Rakipin do më kujtoheshin drekat dhe darkat e tij me Bashën, u përpoq ta fuste në koalicion


Në Konferencën e sotme për Mediet, Sali Berisha është pyetur për ish-deputetin socialist Aqif Rakipin, të sanksionuar së fundmi nga Departamenti i Thesarit Amerikan.

Berisha thotë se nuk ka folur për ish-deputetin Rakipi dhe për deklaratat që Basha bënte ndaj tij pas zgjedhjeve, për shkak se dy të fundit janë takuar disa herë me njëri-tjetrin. Madje sipas tij, ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Basha për ta vendosur Rakipin në koalicionin e PD-së.

“Që kur kam nisur karrierën politike në cdo pozicion kam qëndruar ndër ligjin. Kjo është arsyeja që s’ke dëgjuar një fakt që të provojë që kam shkelur ligjin. Shteti ligjor, ka qenë premtimi madhor i kësaj partie. Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanskionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam futur shumë në hollësi se po të futesha më dilte para sysh një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD.Unë e kam takuar vetëm një herë në jetën time dhe unë në mënyrë absolute dënoj çdo akt për blerje dhe shitje vote.

Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme.”- tha Berisha.