Vendosni fjalën kyçe....

Pse të besojmë raportin e DASH-it për korrupsionin e Ramës, por jo akuzat për Berishën? Si përgjigjet ish-kryeministri


Në Konferencën e sotme për Mediet, Sali Berisha është pyetur se përse duhet që publiku të besojë raportin e DASH-it për korrupsionin në Shqipëri të kryeministrit Edi Rama dhe jo vendimin për shpalljen e tij “non grata”.

Kësaj pyetjeje Berisha iu përgjigj duke thënë se theksuar se që një akuzë të jetë e besueshme duhet të shoqërohet me prova.

“Është e thjeshtë. Mjafton thjesht një fakt, një provë, një dokument për të bërë të besueshëm çdo gjë. Por pa një fakt, pa një provë, pa një dokument, është e pamundur që një njeri i civilizuar, i lirë të pranojë një gjë të tillë. Nuk jam vetëm unë. Mendoj se çdo njeri i civilizuar nuk mudn ta pranojë. Kjo është përgjigja.”- tha Berisha.