Vendosni fjalën kyçe....

“Kurrë pas, përpara”-PS zbulon sloganin dhe hap nesër fushatën zgjedhore


Partia Socialiste do e nis ditën e nesërme fushatën zyrtarisht gati një muaj nga data e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Fillimisht socialistët do mbledhin Kryesinë rreth orës 17:00 dhe më pas nga sheshi “Skënderbej” do hapin edhe fushatën.

Në tubimin e thirrur PS-ja do shpalosë edhe sloganin kryesor të këtyre zgjedhjeve që do jetë “Kurrë pas, përpara!”.

Në ngjarjen e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët taktike e zbuluar ditë më parë nga Kreu i PS-së i cili tha se paratë për fushatë do i shpenzojë për pemë.