Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuan të birin në protestë, e ëma rrëfen ankthin: Për 5 ditë kam vrapuar në dyert e policisë


Shtetasja Uljanova Xhavo ka rrëfyer, agoninë dhe ankthin që ka pasur për 5 ditë për të marrë një lajm për të djalin e saj i cili u arrestua nga policia.

Djali i i saj 18 vjeçar ishte arrestuar nga policia ditën e enjte së bashku me dy shokë të tij si persona pjesëmarrës në protestë.

Për nënën e tij, djali ishte arrestuar padrejtësisht pasi nuk ka qenë fare në protestë.

Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit.”

Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të protestojë për diçka që e quan të padrejtë”-deklaroi znj.Xhavo për kamerën e Abc News.

Më tej ajo tha se nga institucionet nuk ka pasur informacion në ditën e parë se në çfarë komisariati ndodhej djali i saj, duke shtuar se ka kërkuar në të gjitha rajonet dhe pas shumë përpjekjesh e ka gjetur në Komisariatin Nr.6.

I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë”-tha znj.Xhavo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *