Vendosni fjalën kyçe....

Organizonte lojëra fati të paligjshme, arrestohet 24-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. P., 24 vjeç, pasi akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të 24-vjeçarit  ku kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një aparat celular që përdorej për vënie bastesh në mënyrë të kundërligjshme, si dhe një dorezë metalike (përforcues grushti).