Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një varr masiv në Libi, 81 të tilla që prej vitit të shkuar


Një varr i ri masiv u gjet në Tarhuna të Libisë

Autoritetet libiane zbuluan një varr të ri masiv në qytetin jugperëndimor Tarhuna, një ish-bastion i kryekomandantit Khalifa Haftar.

Varri i ri u gjet në një zonë të madhe bujqësore të njohur si Mashrou ‘Alzerai në qytet, thanë autoritetet në një deklaratë. Të hënën, autoritetet libiane njoftuan zbulimin e dy varreve masive në të njëjtën zonë.

Që nga qershori i vitit të kaluar, 81 varre masive u gjetën në zona të ndryshme të Tarhuna.

Sipas shifrave të Anadolu Agency, 248 kufoma u zhvarrosën nga varret masive në Tarhuna që nga humbja e Haftarit në qershor 2020. Në mars, autoritetet libiane thanë se kishin lista me 3,650 persona të zhdukur në qytete të ndryshme libiane, përfshirë 350 persona të zhdukur në Tarhuna.

Sipas burimeve zyrtare libiane, forcat e Haftarit dhe milicitë e lidhura me to kryen krime lufte dhe akte gjenocidi në periudhën midis prillit 2019 dhe qershorit 2020.