Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kam marrë 15 oferta lobimi për të hequr “non grata-n”


Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Politiko” deklaroi se ka pasur 15 oferta për lobim në mënyrë që të hiqte “non grata” e SHBA-ve.

Berisha tha se ka refuzuar të gjitha ofertat pasi ka ndjekur dy linjë, padinë për shpifje dhe transparencë ndaj vendimit.

“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja.

Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar.”-tha Berisha.