Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët në grevë, Mark Marku: Kemi shtuar dy kërkesa për Ramën


 

Ditën e sotme, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, pedagogët u janë bashkuar studentëve në një grevë një-ditore. Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku, zbuloi dhe arsyet që i kanë çuar pedagogët të bëhen pjesë e kësaj proteste.

Marku tha se krahas kërkesave të studentëve, edhe pedagogët kanë shtuar kërkesat e tyre.

“Ka grevë kur nuk ka reaagim nga qeveria dhe ministria. Kjo është një grevë paralajmëruese e trupës akademike, kemi mbledhur asamblenë para tri ditëve dhe është një vendim pothuajse unanim. Ne jemi në mbështetje të studentëve. Ne mendojmë se duhet respektuar vullneti i, janë ata që vendosin nëse do e vazhdojnë apo  e lëmë protestën.

studentëve dhe as trupa akademike dhe as institucionet që drejtojnë universitetin dhe as qeveria nuk mund t’i bëjë presion studentëve.

Kjo është arsyeja e grevës por edhe për disa arsye të tjera. Kemi edhe disa kërkesa shtesë, e para ne kërkojmë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, dhe dhënien fund të VKM-ve që cënojnë autonominë universitare dhe lirinë akademike. Tek këto VKM është thënë që ministria do prodhojë një statut, dhe pastaj ky statut do bëhet statut i të gjitha universiteteve.

Edhe me ligjin aktual, e drejta për të bërë statut i takon universiteteve. Ne liri ekonomike nuk kemi, e tani as për të bërë një statut.”, deklaroi Mark Marku.

“Nëse protestat do të mbylleshin me urdhër, atëherë nuk do të kishte demokraci në asnjë vend të botës. Ne nuk marrim urdhëra, u nënshtrohemi ligjeve, jemi qytetarë që japim koiuntributin tonë për këtë vend, edhe pse gjendemi në kushte mizerabël. Nëse kryeministri do të bisedojë ne jemi të hapur, po me urdhërat për të mbyllur protestën të mos bëhet qesharak.

Ne nuk e kemi protestën zgjedhjen që duam, por na është imponuar,. Kryeministri vetëm fyen, mbledh ca titullarë, i shan të gjithë dhe më pas largohet prej aty. Vetëm po thellon krizën me këtë gjhuhë fyese dhe denigruese”, tha ndër të tjera Marku. Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *