Vendosni fjalën kyçe....

Will Smith përjashtohet nga “Oscars” për 10 vjet, por i lejohet të mbajë çmimin që mori



Will Smith përjashtohet nga “Oscars” për 10 vjet për shkak të goditjes me shuplakë që i dha komedianit Chris Rock, por do të lejohet të mbajë çmimin që mori për aktorin më të mirë.

Në një deklaratë, Akademia kritikoi aktorin për sjelljen ‘e papranueshme’ dhe ‘të dëmshme’ që la në ‘hije’ gjithë pjesën tjetër të mbrëmjes.

“Bordi ka vendosur, që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, zoti Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.”- thuhet në njoftim, citon Daily Mail.

Më pas Akademia shpreh mirënjohje ndaj Rock për mënyën se si komediani e menaxhoi situatën.

“Duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock, për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mysafirët tanë, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe mirësinë e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.”– vazhdon njoftimi.

Në një deklaratë të premten pasdite pas marrjes së vendimit, Smith u shpreh për mediet: “Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”.

Kujtojmë se në fakt ai e kishte dhënë tashmë dorëheqjen nga Akademia që të Premten e kaluar. Ndërkohë gruaja e Smith, Jada, do të lejohet të marrë pjesë në evente personalisht.