Vendosni fjalën kyçe....

Hapet ‘Radison Hotel’ te Liqeni i Thatë; investim luksoz me 5 yje


‘Radison Collection’, investimi luksoz me 5 yje ka hapur dyert ditën e sotme.

Hoteli ndodhet në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë dhe është i pajisur me investimet e fjalës së fundit për të ofruar një shërbim sa më cilësor për klientët.

Hoteli do punësojë fillimisht 80 persona. Kryeministri Rama ka shpërndarë një video të investimit ndërsa thekson se personat që do punësohen do kenë një pagë të kënaqshme.

“Lajm i mirë. Çel dyert në Tiranë hoteli me 5 yje Radisson Collection, një investim i shkëlqyer, 80 vende pune si fillim, paga minimale 70 mijë lek (të reja natyrisht).” – shkruan Rama në Facebook.