Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen një bombol gazi në Lezhë, plagoset rëndë një grua


Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të shtunë në një banesë në Troshan të Lezhës ku për pasojë ka mbetur e dëmtuar një 67-vjeçare.

Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në QSUT për mjekim të specializuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L.  67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.