Vendosni fjalën kyçe....

Lumi Vjosa shkruhet greqisht në hartën e “Google” (FOTO)


Nëse kërkoni lumin Vjosa në hartën e “Google”, del me emër grek. Kjo gjë e ka irrituar jashtë mase aktorin e humorit Florjan Binaj, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i tërheq vëmendjen për këtë ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Binaj zbulon se e ka kërkuar dhe para disa muajsh lumin Vjosa, që dilte me një emërtim tjetër, por përsëri grek, ndërsa kohët e fundit quhet Sarandaporo.

“Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, shkruan aktori. Po të kërkoni edhe sot në Google Maps (20 tetor 2020) del i njëjti rezultat.

Kujtojmë se para pak kohësh u ngrit një problem i ngjashëm me hartën e “Apple” e cila nuk e njihte Kosovën, por e përcaktonte atë si pjesë të Serbisë.

Një peticion nisi online ku shumë personazhe me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora e të tjerë ngritën zërin për këtë problem.

Në fund emri i Kosovës u shkrua në hartën e “Apple”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *