Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon e Ramës: Çdo natë i dalin në ëndërr Koka dhe Bllako



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një pjesë nga intervista e mbrëmjes së kaluar të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”, ku ai braktisi bisedën në tavolinë dhe u çua për t’i folur publikut në studio në mënyrë që t’i shmangej pyetjeve.

Berisha shkruan se çdo natë Ramës i del në ëndërr ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, që ndodhen pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

“Kësaj i thonë kur përmend litarin në shtëpinë e të varurit. Çdo natë i dalin në ëndërr Koka dhe Bllako!”– shkruan Berisha krahas videos.

Rama refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu, duke u çuar nga tavolina e debatit.

 “Do bëj dhe unë muhabetin tim. Si keni qenë?”- flet Rama duke iu drejtuar më pas publikut.