Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me raketa në stacionin hekurudhor në Ukrainë, flitet për mbi 30 viktima dhe 100 të plagosur


Një stacion hekurudhor i përdorur për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore është goditur nga dy raketa ruse.

Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi në “Telegram” nga kryetari i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin. Ai ka shkruar se një stacion treni në qytetin e Kramatorsk në Donetsk është goditur.

Ai shtoi se “ka viktima”. Më pas kompania shtetërore hekurudhore tha se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga ky sulm.

Këshilli i qytetit të Kramatorsk ka paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë në strehimore, shkruan BBC. Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë. Guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në kohën kur ndodhi sulmi, pasi ishin duke u përpjekur të hipnin në trena për t’u larguar nga zona e luftës.