Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Ukraina propozoi një marrëveshje paqeje me ‘elemente të papranueshme’


Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, thotë se Kievi i ka paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje, por ajo përmban “elemente të papranueshme”.

Lavrov thotë se Ukraina ndryshoi propozimet e saj të mëparshme të bëra gjatë bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll më 29 mars.

“Pala ukrainase i dorëzoi grupit negociator projekt-marrëveshjet e saj, të cilat dukshëm devijojnë nga dispozitat më të rëndësishme të regjistruara në takimin në Stamboll.”– thotë ai, citon BBC. “Një paaftësi e tillë për të negociuar karakterizon edhe një herë qëllimet e vërteta të Kievit.”

Lavrov tha se Moska beson se Kievi kontrollohet nga Uashingtoni “i cili po e shtyn Presidentin Zelensky të vazhdojë armiqësitë”.

Ministri i jashtëm shton se pavarësisht kësaj Rusia do të vazhdojë bisedimet, por gjithashtu do të bëjë presion për të siguruar kërkesat e veta në çdo marrëveshje.

Kievi ka thënë se nevojiten bisedime me Rusinë, por nuk është i gatshëm të heqë dorë nga sovraniteti dhe integriteti territorial i tij. Dhe Ukraina thotë se komentet e Lavrov janë propagandë, pasi ai nuk është i përfshirë vetë drejtpërdrejt në negociata dhe se ato duhen parë në dritën e përpjekjeve ruse “për të larguar vëmendjen nga ngjarjet në Bucha”.