Vendosni fjalën kyçe....

“Vangjush Dako le të fshihet, por arrestimi i tij s’do vonojë” – PD kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit


Partia Demokratike ka kërkuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Duka, ka thënë se edhe pse Dako i fshihet opinionit publik, i ka bërë llogaritë gabim.

Ajo theksoi se fshehja dhe heshtja e tij për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, nuk i prishin dot provat e dosjes voluminoze 339, ku Dako është ëprgjuar duke komunikuar me anëtarët e grupit Avdylaj.

Deklarata e Dukës

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet. 

Vangjush Dako i ka bërë llogaritë gabim! 

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat. 

Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.

Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.

Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.   

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.

Pa ndëshkimin e modelit që blen vota dhe kërcënon zgjedhësit, duke instaluar një pushtet ilegjitim kundër interesit të qytetarëve, në Shqipëri nuk ka për të patur as stabilitet, as normalitet demokratik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *