Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri hap mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së: Kemi në axhendë votëbesimin e Sekretariatit


Mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur me një fjalë nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Damian Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se kjo mbledhje po i paraprin Kongresit, që e konsideron të rëndësishëm jo vetëm për përmirësimet statutore të PS-së por dhe për përgatitjen për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se në axhendë do të jetë votëbesimi i sekretariatit.

“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër.

Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria. Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave. Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen që ka kjo mazhorance dhe se si po i vjen në ndihmë qytetarëve. 

Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëria dhe alternativat që jep qeveria. Sëfundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit.

Natyrshëm gjatë Kongresit do të kemi diskutime të lira ku të gjithë anëtarët do të marrin pjesë. Statusi i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes dhe kemi të bëjmë me një element të  ri për të rinovuar strukturën, të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë do të vlerësohen dhe nëpërmjet Asamblesë do të përgatisim aktet e reja se si do të përcaktohen kryetarët e ri të partisë.

Do të ketë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë në bazë dhe sekretariati i partisë. Ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë.”- deklaroi Gjiknuri.