Vendosni fjalën kyçe....

Debati për energjinë në Kuvend caktohet më 20 tetor/Vasili: Llogaridhënie deri në fund për menaxhimin kriminal të qeverisë


Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ta zhvillojë debatin publik urgjent në Kuvend të kërkuar nga disa deputetë të opozitës. Seanca u la që të mbahet më 20 tetor, ku do të diskutohet për gati 240 minuta në lidhje me situatën energjetike në vend.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili është një nga deputetët që e ka kërkuar këtë debat, thotë se llogaridhënia do të çohet për abuzimet e qeverisë me energjinë.

“DEBAT NE KUVEND PËR ENERGJINË NË 20 TETOR!!
Debati i kërkuar nga 15 deputetetët e Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike për situatën energjitike do të zhvillohet me 20 tetor në Kuvendin e Shqipërisë.
Llogaridhënie deri në fund dhe Trasparencë për menaxhimin kriminal të qeverisë për energjinë elektrike.
Shpërdorimi me miliarda euro dhe hedhjen në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të të gjithë barrës së korrupsionit të tmerrshëm me energjinë përmes provokimeve mafioze të qeverisë me rritjen e çmimeve!”– shkruan Vasili.