Vendosni fjalën kyçe....

Policia për aksidentin në Fushë Krujë: Humb jetën e moshuara, në spital 3 të tjerë


Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për zonjën e moshuar me inicialet Z. D., 82 vjeçe, e cila ishte pasagjere në automjetin që përfundoi në kanal.

Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.”– thuhet në njoftimin e Policisë.