Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, 5 persona të plagosur, mes tyre 2 fëmijë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tiranë-Fushë Krujë, ku kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes të cilëve edhe fëmijë.

Sipas “Report TV”, automjeti tip “Volksëagen” në të cilin po udhëtonin 5 familjarë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal anash saj.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona: një grua bashkë me dy fëmijë e saj te mitur 5-6 vjeç, një e moshuar dhe një djalë i ri, të cilët janë dërguar tek Trauma në Tiranë.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.