Vendosni fjalën kyçe....

Dikush hedh një ndezës granate pranë një lokali, panik në Lezhë


Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë. Një person ende i paidentifikuar ka hedhur një ndezës granate pranë një lokali që ndodhet në një kompleks banimi, e cila ka shpërthyer.

Banorët i ka kapur paniku duke dalë jashtë, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.