Vendosni fjalën kyçe....

Kadri Veselit i refuzohet apeli, mbetet në paraburgim


Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.

Sikurse raporton gazeta “Koha” paneli i Gjykatës së Apelit, më 31 mars, ka refuzuar apelin e mbrojtjes së Kadri Veselit kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e mëtejme të tij në paraburgim.

Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, duke filluar nga Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte.