Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Berisha duhet të bëjë transparente shpenzimet e Kuvendit ndryshe duhet të ndërhyjnë organet ligjzbatuese


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në emisionin “Real Story” në ‘News24’ komentoi zhvillimin e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor dhe financimin e zhvillimit te foltoreve të tij.

Balla tha se organizatorët, që në këtë rast është Berisha, duhet të deklarojë në fund faturën e këtij organizmi si dhe burimin e të ardhurave.

Ai shtoi se duhet që institucionet ligjzbatuese duhet të ndërhyjnë nëse nuk ka transparencë.

Organet ligjzbatuese të përfshira, një pjesë janë strukturat tatimore. sa kohë nuk bëhet transparente nga organizatorët e shumave të harxhuara, organet mund të hetojnë. Sa kohë që ato nuk deklarohen, janë shuma parash që i tejkalojnë vlerën e shpenzimeve. Nëse merren përsipër nga personi që i organizon, merren për verifikim nga institucionet të cilat verifikojnë burimin e të ardhurave. Organizimi i një aktiviteti i tillë, që do të zhvillohet në ‘Air Albania’, që nga qiraja ndaj Federatës së Futbollit dhe deri te shpenzimet e tjera, janë domosdoshmëri dhe ngarkon me përgjegjshmëri organizatorët. mendoj se organet ligjzbatuese e kanë për detyrë dhe kush e zbaton detyrën duhet të marrin përgjegjësinë e mosbërjes së detyrës”-tha Balla.