Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 7 emigrantë në makinë, ndalohen dy persona në Gjirokastër


Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi u janë kapur në makinë 7 emigrantë të paligjshëm.

Ata janë ndaluar në vendin e quajtur ‘Vanistër’.

Fillimisht ata nuk i janë bindur shenjës së Policisë Rrugore për të ndaluar e janë larguar me shpejtësi por janë kapur pak më pas pas ndjekjes nga ana e policisë në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’.

Njoftimi

“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Vanistër” Policia Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin F. T., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, kanë kapur shtetasit F. T. dhe D. H., të cilët ishin duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”